PARADIGMA E GJUHËS SHQIPE TE DRITËRO AGOLLI (NJË STUDIM PËRMES CITIMEVE TË PLOTA)
Dritëro Agolli është një nga personalitetet më të spikatura në kulturën tonë kombëtare bashkëkohore. Vepra e tij, me vlerat e shumta që mbart e me mesazhet domethënëse që shpërfaq, lehtësisht të drejton te lajtmotivi Mos i kërko vendit tënd se çfarë ka bërë ai për ty, por çfarë ke bërë ti për të. Je...
Gespeichert in:
Veröffentlicht in: | Gjurmime albanologjike. Seria e shkencave filologjike 2020 (50), p.43-62 |
---|---|
1. Verfasser: | |
Format: | Artikel |
Sprache: | alb ; eng |
Schlagworte: | |
Online-Zugang: | Volltext |
Tags: |
Tag hinzufügen
Keine Tags, Fügen Sie den ersten Tag hinzu!
|
Zusammenfassung: | Dritëro Agolli është një nga personalitetet më të spikatura në kulturën tonë kombëtare bashkëkohore. Vepra e tij, me vlerat e shumta që mbart e me mesazhet domethënëse që shpërfaq, lehtësisht të drejton te lajtmotivi Mos i kërko vendit tënd se çfarë ka bërë ai për ty, por çfarë ke bërë ti për të. Jeta e shkrimtarit u shtri në disa periudha politike: lindi në kohën e Shqipërisë monarkike, u djalërua në kohën e Shqipërisë së Luftës, u burrërua në kohën e Shqipërisë komuniste dhe u largua nga jeta në kohën e Shqipërisë pluraliste. Ai jetoi e luftoi fuqishëm e guximshëm dhe na la trashëgim, jo vetëm veprën e vet të begatë letrare, por dhe dhjetëra mesazhe pune, qytetarie, kulture, etike etj., shpërfaqur sidomos përmes intervistave, artikujve eseistikë, studimeve të ndryshme etj. Ai shkruan se “Jeta për mua është një hapësirë e madhe me diell dhe me shira, me lule dhe me gjemba, me qengja dhe me ujqër, ku duhet të përpiqesh, të këndosh, të qash, të përqafohesh, të rrihesh e të turresh përpara, duke u rrëzuar dhe duke u ngritur, përndryshe, nëse nuk jeton me të gjitha këto, kthehesh në një fundërrinë për të ardhur keq. Duke e konceptuar në këtë mënyrë jetën, unë nuk e kam përgjuar hapësirën e saj në vrimën e bravës së derës, por kam hyrë vetë në mes të kësaj hapësire, prandaj edhe nuk jam penduar që kam jetuar. Një ndër çështjet më të mëdha të jetës është si të çash guaskën e vetmisë për të dalë në hapësirën e gjerë të natyrës dhe të njerëzve.” |
---|---|
ISSN: | 0351-2223 |