Fjala, termi dhe norma gjuhësore

Sikundër është gjendja dhe sikundër është pohuar në studime gjuhësore shqiptare, terminologjia shqipe ka mbetur ende në fazën e identifikimit e të shqipërimit të njësive terminologjike për çdo fushë të shkencës, të teknikës, të prodhimit e të kulturës, d.m.th. në fazën e standardizimit, me synimin q...

Ausführliche Beschreibung

Gespeichert in:
Bibliographische Detailangaben
Veröffentlicht in:Gjuha jonë 2009 (1-04), p.46-53
1. Verfasser: Thomai, Jani
Format: Artikel
Sprache:alb
Schlagworte:
Online-Zugang:Volltext
Tags: Tag hinzufügen
Keine Tags, Fügen Sie den ersten Tag hinzu!
Beschreibung
Zusammenfassung:Sikundër është gjendja dhe sikundër është pohuar në studime gjuhësore shqiptare, terminologjia shqipe ka mbetur ende në fazën e identifikimit e të shqipërimit të njësive terminologjike për çdo fushë të shkencës, të teknikës, të prodhimit e të kulturës, d.m.th. në fazën e standardizimit, me synimin që t’i shërbehet njësimit të saj e më tej ngulitjes në fushat përkatëse të veprimtarisë e më gjerë, d.m.th. normativizimit. Por në këtë rrjedhë zhvillimi duhet vërejtur edhe një kufizim tjetër: puna e terminologëve është përqendruar më shumë tek ana shenjore e termave dhe barasvlerësia me njësitë përkatëse të gjuhëve të tjera, prandaj është zhvilluar më shumë terminografia, d.m.th. hartimi i fjalorëve terminologjikë shumëgjuhësh, duke iu shmangur, madje me vetëdije, hartimit të fjalorëve terminologjikë shpjegues për çdo fushë. Tash së fundi po hidhen hapat a parë në këtë drejtim të dytë, si p.sh. me “Fjalorin e termave themelorë të bujqësisë”1. Kërkesë e dytë ka qenë e mbetet studimi teorik i sistemit terminologjik të shqipes e në këtë sistem ka mjaft probleme që kanë nevojë të ndriçohen edhe teorikisht, lidhur ngushtë me veçantitë leksiko-terminologjike të shqipes, si identiteti e kufijtë e termit togfjalëshor në shqipe, semantika terminologjike (fushë në të cilën jemi më zbrazët), kategoritë leksikologjike në terminologji (dysorët, sinonimet, homonimet, variantet, çerdhja terminologjike etj.), njësimi e standardizimi, fushat terminologjike dhe gërshetimi i tyre, historia dhe evolucioni i terminologjisë shqipe etj. Punimet shkencore që kanë dalë deri më sot të hartuara nga studiuesit shqiptarë2, pa dyshim janë të dobishme,
ISSN:1728-4813